Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Arrihet marrëveshja, nis evakuimi i banorëve dhe rebelëve nga qyteti sirian

Arrihet marrëveshja, nis evakuimi i banorëve dhe rebelëve nga qyteti sirian
August 26
16:26 2016

Civilët dhe rebelët sirianë kanë lënë qytetin sirian të Darayya-s pas arritjes të një marrëveshje që i jep fund rrethimit 4-vjeçar. Autobusët e parë u larguan nga qyteti, shoqëruar nga autoambulanca dhe automjete të Gjysmëhënës së Kuqe. Agjencia e lajmeve AFP bën me dije se me autobusin e parë u transportuan kryesisht gra, të moshuar dhe fëmijë.

Rebelet do të vendosen në qytetin e Idlibit, ndërsa civilët në strehimoret qeveritare. Mediat shtetërore bëjnë me dije evakuimin e 700 rebelëve të armatosur dhe 4.000 civilëve, si pjesë e marrëveshjes.

Për vite me radhë, ata që jetonin në Darayya kanë duruar bombardimet e vazhdueshme, mungesën e ushqimit, ujit dhe energjisë elektrike. Sipas analistëve, tërheqja e rebelëve pak milje larg Damaskut është një sinjalizim për presidentin Bashar al-Assad. Evakuimi kryhet pas bisedimeve të zhvilluara mes Sekretarit amerikan të Shtetit, John Kerry dhe homologut të tij rus, Sergei Lavrov.

Ata janë duke zhvilluar bisedime për arritjen e një armëpushimi të përkohshëm në qytetin Aleppo, ku përshkallëzimi i luftimeve ka shkaktuar qindra të vdekur. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje