Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Arrihet marrëveshja mes Buffon dhe Paris SG, transferimi rrezikohet nga UEFA

Arrihet marrëveshja mes Buffon dhe Paris SG, transferimi rrezikohet nga UEFA
May 30
16:52 2018

Gianluiggi Buffon pasi mbylli një periudhë të sukseshme prej 17 sezonesh tek Juventusi duket se nuk do të heqë dorë ng futbolli. Ai ka vendosur të tranferohet në Francë tek ekipi i suksesshëm i Paris SG.

Ka disa ditë që është arritur marrveshja e cila do të zgjasë dy vite dhe Bufon do të përfitojë 8 mln euro në sezon.

Por edhe pse çdo gjë është gati kalimi i tij në Francë do të shtyhet edhe pak kohë porn ë rastin më të keq të mundshëm edhe mund të mos ndodhë.

UEFA mund të rrezikojë  këtë marrëveshje sepse ajo do të vendosë nëse do ta skualifikojë apo jo italianin për reagimin e ashpër që pati ndaj gjyqtarit Oliver në çerekfinalen që Juventusi luajti kundër Real Madridit.

Nëse kjo do të ndodh atëherë ky mund të konsiderohet si një ndër denimet më spektakolare të UEFA-s dhe transferimi i tij tek Paris Saint Germain mund të dështojë sepse Buffon po shkon drejt skudrën Franceze me një qëllim të vetë, që të ketë mundësi edhe njëherë të fitojë trofeun e UEFA Champions League por kësaj rradhe me fanellën e PSG pasi me atë të Juventusit nuk arriti ta fitonte.

/Blitz.al/

/Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje