Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Arrestohet Xhoni Asllanaj, me makinë të blinduar, 10 mijë euro, armë e jelek antiplumb

Arrestohet Xhoni Asllanaj, me makinë të blinduar, 10 mijë euro, armë e jelek antiplumb
November 29
22:04 2016

Nga Anduena Llabani

Kapen me armë dhe antiplumb, hetohen për armëmbajtje dhe mosbindje të urdhrit të policisë

Para, armë, jelek antiplumb dhe një mjet i blinduar.

Dy 20-vjeçarë si dhe vëllai i një personi të vrarë me minë të telekomanduar 2 vjet më parë janë kapur ndërsa udhëtonin me një mjet të blinduar në rrugën Unaza në Vorë.

Ata u ndaluan gjatë një kontrolli rutinë nga policia e Vorës, por kundërshtuan urdhrin për kontrollin e mjetit.

Xhoni Asllanaj, 20 vjeç, Julain Daci 20 vjeç dhe Albert Xhabafti 44 vjeç, kanë kundërshtuar verbalisht policinë të hyjë në mjetin e tyre.

Ata nuk i janë bindur urdhrit të policisë ndërsa makina me të cilën udhëtonin ishte kjo fuoristradë “Toyota”, e blinduar (foto).

Pas një debati verbal, policia arriti të gjejë në çantën e Asllanajt një armë zjarri pistoletë me një krehër me 15 fishekë të kalibrit 9 mm dhe një shumë prej dhjetë mijë eurosh.

Asllanaj është person i skeduar më parë nga policia si dhe mik i afërt i Albert Xhabaftit, i cili ndodhej në mjetin e blinduar.

Ky i fundit është vëllai i Baki Xhabaftit, i cili u vra më 28 shkurt të vitit 2014, në Vorë, kur vetura me të cilën ai po udhëtonte shpërtheu nga një mekanizëm i telekomanduar. Policia tha se materialet e sekuestruara ia referoi për hetim prokurorisë për armëmbajtje pa leje dhe mosbindje ndaj urdhrit të policisë.

Komento
Shperndaje