Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Arrestohet “terroristi me kapele” i Brukselit, i akuzuar edhe për sulmet në Paris

Arrestohet “terroristi me kapele” i Brukselit, i akuzuar edhe për sulmet në Paris
April 08
16:23 2016

Policia belge ka vënë në pranga një tjetër të shpallur në kërkim për sulmet e shënuara në Bruksel dhe Paris. Mediat ndërkombëtare raportojnë se është arrestuar terroristi Mohamed Abrini, i cili dyshohet se është personi që mbante kapele në sulmet e Parisit. ADN-ja e 31-vjeçarit që nuk e hodhi veten në erë në aeroportin e Brukselit, është gjetur në një ndërtesë në Schaerbeek, vendi ku u ndërtuan bombat e sulmit. Autoritetet belge publikuan gjatë të mërkurës një video të re të “personit me kapele” dhe bënë thirrje për identifikimin e tij.

Televizioni publik belg “VRT” është shprehur se Mohamed Abrini është një ndër të shumëkërkuarit për masakrat në Paris, i identifikuar në një video edhe si personi që ndodhej në makinë me Salah Abdeslam 11 nëntorin e 2015-s, dy ditë përpara atentateve terroriste në Paris. Abrini, me kombësi marokene dhe shtetësi franceze, ishte i kërkuari i fundit i masakrës që arriti t’i shpëtonte policisë.

abrini2

Komento
Etiketimet
Shperndaje