Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Arrestohet shtetasi kosovar, grabiti vilën “Agnelli”

Arrestohet shtetasi kosovar, grabiti vilën “Agnelli”
April 19
14:45 2016

Një 42-vjeçar nga Kosova është arrestuar në komunën e Desenzalo del Garda, në Itali, pasi akuzohet si një nga autorët e grabitjes në vilën “Agnelli”, në pronësi të klubit futbollistik “Juventus” dhe shoqërisë së prodhimit të automjeteve ”Fiat”. Vila është grabitur më 26 mars, sipas supozimeve, nga katër veta, të gjithë me nënshtetësi të huaj.

Shtetasi kosovar ka rënë nën pranga pas një kontrolli rutinë të policisë rrugore. Atij i është gjetur një orë e cila i përkiste familjes Agnelli, si dhe çelësat e një banese në qytetin Cinisello Balsamo në provincën e Milanos. Pas kontrollit të banesës,  policia ka sekuestruar 18 orë të tjera dhe disa monedha ari të vjedhura nga vila. Vila është në pronësi të Allegra Agnelli, së vesë së sipërmarrësit të njohur italian, Umberto Agnelli.

Autoritetet po punojnë për zbardhjen e  ngjarjes dhe kapjen e grabitësve të tjerë.

Komento
Shperndaje