Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Arrestohet sërish Visar Ymeri. Vetëvendosje: Përndjekje politike

Arrestohet sërish Visar Ymeri. Vetëvendosje: Përndjekje politike
April 20
12:17 2016

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, është vënë sërish në prangat e Policisë së Kosovës. Ka qenë partia e tij, ajo që ka bërë të ditur lajmin e arrestimit.

Sipas Lëvizjes Vetëvendosje, arrestimi i vazhdueshëm i kryetarit të subjektit opozitar më të madh në Kosovë, konfirmon raportet ndërkombëtare, të cilat e kanë shpallur Kosovën vend me sistem gjysmë të konsoliduar autoritar.

“Prej se e kemi në pushtet këtë koalicion, dhuna dhe përndjekjet politike janë bërë metodë qeverisëse në Kosovë. Lëvizja VETËVENDOSJE kërkon urgjentisht ndërprerjen e përndjekjeve politike dhe do të angazhohet me tërë qenien e saj që ta largojë këtë regjim autoritar.”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Vetëvendosjes.