Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Arrestohet një shtetas, përshtati garazhin për tharjen dhe përpunimin e bimëve narkotike

Arrestohet një shtetas, përshtati garazhin për tharjen dhe përpunimin e bimëve narkotike
November 19
09:34 2016

Nga Anduena Llabani

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës së tyre për parandalimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit dhe prodhimit të lëndëve narkotike, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, kanë konstatuar një garazh të përshtatur si ambient për tharjen dhe përpunimin e bimëve narkotike.

Arrestohet në flagrancë shtetasi:

  • Emerlla Stafa, 51 vjeç, banues në Krujë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit të mësipërm u konstatua se kishte përshtatur një garazh si ambient për tharjen dhe përpunimin e lëndëve narkotike Cannabis Sattiva. U gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale:

  • rreth 300 bimë narkotike në proces tharje;
  • rreth 5 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva e thatë;
  • një armë zjarri pushkë model 56, gjysmë automatike.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”parashikuar në Nenet 283, 284 dhe 278/2 të Kodit Penal./Blitz.al/

Komento
Shperndaje