Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Arrestohet një 66-vjeçar në Tropojë, kërcënoi të miturën

Arrestohet një 66-vjeçar në Tropojë, kërcënoi të miturën
March 31
08:44 2016

 

Policia e Tropojës ka arrestuar në flagrancë shtetasin Azem Trezhnjeva, 66 vjeç, banues në fshatin Buçaj në Tropojë.

Një vajzë me inicialet R.B., 17 vjeçe, ka bërë kallëzim penal kundër Trezhnjevës, pasi ky i fundit e ka kërcënuar me armë dhe e ka detyruar të lidhen në martesë.

Personi është arrestuar dhe efektivët e policisë kanë bërë kontroll në banesën e tij, ku  janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit tip  automatik “Zavstava”, si dhe dy krehëra me fishekë.

Materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë për veprën penale “Kanosje”, “Prodhim dhe armëmbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”, si dhe “Shtrëngim për të lidhur martesë”.

Komento
Shperndaje