Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Arrestohet në Paris futbollisti i njohur, drejtonte makinën në gjendje të dehur

Arrestohet në Paris futbollisti i njohur, drejtonte makinën në gjendje të dehur
November 02
21:21 2018

Mesfushori i PSG, Marco Verratti është arrestuar dhe më pas është lënë i lirë. Ngjarja ka ndodhur në Paris, dhe sipas L’Equipe  futbollisti është ndaluar për një kontroll nga policia e qytetit ndërsa ai ishte në timonin e makinës së tij mbrëmjes e të mërkurës. Italiani i është nënshtruar një testi të alkoolit dhe vlerat rezultuan shumë më të larta se kufiri i lejuar nga ligji francez.

Sipas normës, maksimumi i lejuar në gjak është 0.25 mg/l, ndërsa vlera që kishte Verrati rezultoi të ishte n0.49 mg/l.

Futbollisti nuk ia hodhi lehtë me lirimin e tij pasi në javët e ardhshme do të duhet të përballet në gjyq me rrezikun e pezullimit të patentës.

/Blitz.al/

 

 

Komento
Shperndaje