Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Arrestohet në Paraguaj djali i ish-prefektit të Shkodrës, ja për çfarë akuzohet

Arrestohet në Paraguaj djali i ish-prefektit të Shkodrës, ja për çfarë akuzohet
October 14
11:02 2019

Arrestohet nga policia e Paraguajt Elton Radovani, djali i ish-prefektit të Shkodrës, Paulin Radovani, i cili akuzohet për përfshirjen në një skemë borxhesh dhe mashtrimesh.

Elton Radovani është arrestuar për llogari të drejtësisë shqiptare, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli. Mediat paraguajane raportojnë se urdhri i arrestit ndërkombëtar ishte për shkak të krimeve të mashtrimit bankar dhe financiar. Radovani u vu në dispozicion nga policia për qëllime ekstradimi drejt Shqipërisë.

31-vjeçari është arrestuar më datën 3 tetor në Paraguaj, rreth orës 11:00, në një autostradë atje dhe tashmë pritet ekstradimi drejt Shqipërisë. Ndaj tij, të vëllait Bert Radovani dhe babait të tyre Paulin Radovani, ish-prefekt i Shkodrës, vazhdojnë seancat dhe hetimet për mashtrim dhe borxhe të pashlyera që shkojnë në shifra marramendëse. /Blitz.al/

Burimi: Balkanweb

Share