Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Arrestohet në Holandë Arben Frroku, ja emri që përdorte

Arrestohet në Holandë Arben Frroku, ja emri që përdorte
April 28
21:03 2016

Arben Frroku, i cili është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj, është vënë në prangat e policisë holandeze. Mësohet se ai është kapur me dokumente të falsifikuara dhe është mbajtur i shoqëruar për disa ditë.

Arben Frroku u shpall fillimisht i pafajshëm për vrasjen e kryekomisarit, por Prokuroria apeloi vendimin. Pak ditë përpara shpalljes së vendimit nga Apeli i Krimeve të Rënda, Frroku u largua nga vendi.

Mësohet se pas shpalljes së tij në kërkim ndërkombëtar, ai u ndalua nga autoritetet holandeze, teksa lëvizte me një identitet të rremë. Sipas policisë, Frroku përdorte dokumente greke me emrin Renato Tsepa.

Pas deklaratës së ish-kryeministrit Berisha që tha se kishte informacione se Arben Frroku ishte ndaluar në Holandë, Policia Shqiptare kërkoi informacion nga Zyra Qendrore e Interpolit, e cila këtë të enjte ka konfirmuar ndalimin e të shpallurit në kërkim.

“Policia e Shtetit, në bashkëpunim me Prokurorinë e Përgjithshme dhe Ministrinë e Drejtësisë, kanë nisur procedurat e ekstradimit të shtetasit Frroku drejt Shqipërisë, ku pritet të vuajë dënimin sipas vendimit të gjykatës.”, ka bërë me dije policia.

Komento
Etiketimet
Shperndaje