Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Arrestohet në Greqi “shoferi” i Ramës, Kryeministria e mohon, publikon emrin

Arrestohet në Greqi “shoferi” i Ramës, Kryeministria e mohon, publikon emrin
May 04
13:18 2016

Zyra e Shtypit të Kryeministrisë ka reaguar lidhur me lajmin e publikuar për arrestimin në Greqi të shtetasit shqiptar që pretendon se është shofer dhe truprojë i kryeministrit Rama. Ky lajm është përgënjeshtruar nga Zyra e Shtypit të Qeverisë që ka deklaruar se kryeministri nuk ka asnjë lidhje me personin e arrestuar.

“Në përgjigje të opinionit publik dhe pretendimit të ngritur në artikullin e postuar në disa portale sqarojmë se deklarata e personit të arrestuar në Greqi se ai është shoferi dhe truproja i Kryeministrit Edi Rama është e pavërtetë dhe e pabazë. Personi në fjalë jo vetëm nuk është shofer apo truprojë i Kryeministrit Edi Rama, por as nuk ka qenë ndonjëherë në ndonjë detyrë apo i njohur i qytetarit Edi Rama.”, thuhet në deklaratën e Zyrës së Shtypit të Kryeministrisë.

Në reagimin e dytë të saj, Kryeministria ka bërë të ditur emrin e të arrestuarit, i cili është shtetasi Kamber Ferati 34 vjeç. Ai është arrestuar në Greqi në muajin Prill, nën akuzën e “vjedhjes”. Lajmi është bërë i ditur nga mediat greke më 20 prill 2016, por u mësua vetëm së fundmi.

Komento