Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Arrestohet në flagrancë autori i vrasjes në Bushat, Shkodër

Arrestohet në flagrancë autori i vrasjes në Bushat, Shkodër
October 07
09:58 2016

Nga Anduena Llabani

Shkodër – Zbardhet brenda 12 orëve ngjarja e ndodhur ditën e djeshme rreth orës 11:00 në fshatin Bushat, Shkodër, ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi Genc Mhillaj.

Kapet dhe arrestohet në flagrancë autori i vrasjes.

Falë veprimeve të shpejta hetimore dhe policore si dhe vlerësimit të informacioneve në lidhje me vendndodhjen e autorit të vrasjes së shtetasit Genc Mhillaj, nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër u arrit që të finalizohej me sukses operacioni policor për kapjen e shtetasit të kërkuar:

Jozef Mujeci, 21 vjeç, banues në Lezhë.

Ky shtetas u kap në fshatin Gruemirë në Malësi të Madhe i fshehur në një banesë të braktisur.

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit” parashikuar nga nenet 78, 25 dhe 278 të Kodit Penal./Blitz.al/

Komento
Shperndaje