Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Arrestohet Michel Platini, ish-presidenti i UEFA akuzohet për korrupsion

Arrestohet Michel Platini, ish-presidenti i UEFA akuzohet për korrupsion
June 18
09:53 2019

Michel Platini, ish-presidenti i UEFA-s, është arrestuar për shkak të vendimit që Kupa e Botës në vitin 2022 të zhvillohet në Katar.

Ish-kapiteni i kombëtares së Francës është ndaluar nga policia franceze mëngjesin e sotëm në Paris, si pasojë e investigimti për zhvillimin e Kupës së Botës në vitin 2022 në shtetin e Azisë dhe se si ky vendim është ndikuar nga korrupsioni në nivelet e larta të futbollit.

63-vjeçari ka qenë president i UEFA-s nga Janari i 2007-ës deri në 2016-ën, kur u dënua me largimin nga çdo institucioni i këtij sporti për 6 vite. Ky dënim mbaroi në muajin mars të këtij viti, si pasojë e një reduktimi, por hetuesit e korrupsionit në instancat e futbollit e kanë arrestuar pasi dyshojnë se ai ka ushtruar ndikimin e tij , në mënyrë që Katari të fitojë të drejtën për të organizuar kampionatin botëror pas 3 vitesh.

Platini, përveçse fitues i Topit të Artë dhe fitues i shumë titujve si futbolist me kombëtaren franceze dhe ekipin e Juventus, ka qenë pjesë e institucioneve të futbollit që nga 1998, për t’ju bashkuar komitetit ekzekutiv të FIFA-s në vitin 2002. Më shumë të dhëna priten të dalin në vazhdim, për sa i përket arrestimit të tij. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje