Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Arrestohet mësuesi që mori ryshfet i denoncuar nga emisioni investigativ “Stop”

Arrestohet mësuesi që mori ryshfet i denoncuar nga emisioni investigativ “Stop”
September 08
20:04 2016

Nga Anduena Llabani

Një mësues i shkollës së mesme të ndërtimit “Karl Gega” në Tiranë u prangos pasi u filmua nga kamerat e emisionit “Stop”, duke marrë 300 mijë lekë të vjetra ryshfet për t’u regjistruar në këtë shkollë.

Policia e Tiranës bëri me dije se ka arrestuar shtetasin Erjon Çutra, 36 vjeç, banues në Tiranë, mësues në shkollën e mesme ndërtimore “Karl Gega” të Tiranës.

“Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi në datën 07.09.2016 në emisionin investigativ “Stop”, në televizionin Klan, janë paraqitur filmime të veprimeve korruptive të kryera prej tij ku në këmbim të marrjes së përfitimit të paligjshëm në vlerën 30.000, u mundësonte studentëve regjistrimin pranë shkollës “Karl Gega”, megjithëse ata nuk plotësonin kriteret e vendosura nga drejtoria e kësaj shkolle”, – sqaron policia.

Prokuroria e Tiranës do të hetojë rastin për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. Ka të dhëna se në këtë çështje ka edhe persona të tjerë të implikuar, ndërsa rastet mund të jenë me dhjetëra.

Njoftimi për shtyp i policisë

Specialistët e Seksionit për Korrupsionin pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, bënë të mundur ndalimin e shtetasit:

– Erjon Çutra, 36 vjeç, banues në Tiranë, mësues në shkollën e mesme ndërtimore “Karl Gega” të Tiranës.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi në datën 07.09.2016, në emisionin investigativ “Stop”, në televizionin Klan, janë paraqitur filmime të veprimeve korruptive të kryera prej tij, ku në këmbim të marrjes së përfitimit të paligjshëm në vlerën 30.000, u mundësonte studentëve regjistrimin pranë shkollës “Karl Gega”, megjithëse ata nuk plotësonin kriteret e vendosura nga drejtoria e kësaj shkolle.

Materialet iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, të parashikuar nga Neni 259 i Kodit Penal. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje