Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Arrestohet londinezi, nxiste urrejtjen racore në mediat sociale

March 24
09:32 2016

Një mashkull është vënë nën pranga pasi  ka postuar statuse ofenduese në Twitter në lidhje me përballjen me një grua myslimane mbi sulmet e Brukselit.  Një seri mesazhesh janë postuar mëngjesin e djeshëm në llogarinë e londinezit Matthew Doyle, 46 vjeç.

Postimi parë shkruante: “Unë u përballa me një grua myslimane ditën e djeshme në Croydon. E pyeta për një shpjegim rreth ngjarjes së Brukselit  dhe ajo m’u përgjigj se s’kishte të bënte me të. Një përgjigje sa për të larë gojën”.

Por ky nuk ishte  i vetmi, pasi një sërë postimesh të tjera kanë vijuar. Në një prej tyre, tepër moskokëçarës, ai shprehet se nuk i interesonte nëse e kishte ofenduar. Postimi u fshi më vonë, por jo para se ai të përhapej si virus, duke  u tallur gjerësisht në Twitter, shumica duke e parodizuar faktin.

Policia është shprehur më vonë se një 46-vjeçar është arrestuar si i dyshuar për nxitje të urrejtjes racore. “Ai u arrestua sonte në një adresë në Croydon dhe mbetet në paraburgim”,- ka thënë  një zëdhënës.

Tre kamikazë  vranë  të paktën 31 njerëz në aeroportin dhe metronë e Brukselit të martën në mëngjes, ngjarje që padyshim ka prekur gjithë botën.

Shperndaje