Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Arrestohet ish-presidenti i Barcelonës, Sandro Rossell

Arrestohet ish-presidenti i Barcelonës, Sandro Rossell
May 23
11:35 2017

Ish-presidenti i Barcelonës Sandro Rossell është arrestuar me bashkëshorten e tij nga policia spanjolle nën akuzën e pastrimit të parave.

Bashkë me ta janë vënë në pranga edhe 3 persona të tjerë në kuadër të operacionit të koduar “Rime”.

Mes të arrestuarve është edhe ish-drejtuesi i Federatës Braziliane të Futbollit, Ricardo Texeiera.

Mediat spanjolle kanë shkruar se çifti spanjoll tashmë do të transferohet në Madrid nga forcat e rendit që kanë nisur kontrollet e banesës dhe zyrave të tyre në Barcelona.

Akuza që rëndon ndaj Rossell është përfitimi i 15 milion eurove nga të drejtat televizive të ndeshjeve të kombëtares braziliane të futbollit, duke bërë më pas dhe riciklimin e parave përmes kompanive të krijuara në vende që ofrojnë parajsa fiskale.

Kjo çështje duket se nuk ka të bëjë aspak me atë të futbollistit Neymar në momentin e blerë nga Barcelona, për të cilën Rosell është i akuzuar për korrupsion.

Për këtë çështje ka hetime të tjera që vijojnë paralelisht. /Blitz.al/

Komento

Shperndaje