Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Arrestohet Emiliano Shullazi, reagon Basha

Arrestohet Emiliano Shullazi, reagon Basha
April 17
13:46 2016

Pas akuzave të bëra nga ish-kryeministri Berisha se Emiliano Shullazi ka kërcënuar dekanin e Fakultetit të Shkencave të Natyrës, Mynyr Konin, policia ka vepruar menjëherë duke e arrestuar këtë të fundit mbrëmjen e djeshme.

Organi i akuzës ka bërë me dije se ky arrestim vjen se ka pasur një survejim të detajuar për muaj të tërë nga ana e policisë.

Përveç Shullazit janë ndaluar nga policia edhe Gilmando Dani së bashku me kushëririn e Emiliano Shullazit, Blerim Shullazi. Të tre shtetasit kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin dhe akuzat që rëndojnë mbi ta janë: “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” si dhe “Grup i strukturuar kriminal”.

Nga ana tjetër, kryetari i PD-së, Basha, ka reaguar në profilin e tij në Facebook duke thënë se ndalimi i Shullazit u bë sepse insistoi SHBA, sepse nëse nuk do të ishte kështu kryeministri Rama nuk do ta lejonte arrestimin e “partnerit të tij kryesor”.

Më poshtë ndiqni deklaratën e plotë të demokratit Basha:

 

 

 

Etiketimet
Shperndaje