Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Arrestohet djali i kryebashkiakut të Laçit, plagosi tre persona dhe u largua nga vendngjarja

Arrestohet djali i kryebashkiakut të Laçit, plagosi tre persona dhe u largua nga vendngjarja
October 21
12:28 2016

Efektivët e policisë kanë arrestuar ditën e sotme shtetasin Kevi Bardhin, djalin e kryebashkiakut të Laçit. Ai shkaktoi një aksident ditën e djeshme rreth orës 11:30 në autostradë afër Fushë Mamurrasit ku u plagosën 3 persona. Bardhi është larguar nga vendi i ngjarjes  dhe që prej ditës së djeshme policia ka qenë në ndjekje të tij.

Një “Benz” me targë AA 111 OU, ku drejtues ishte Klajdi Bardhi, u përplas me një “Ford” të policisë dhe plagosi një efektiv të policisë rrugore,  si edhe dy personat që ishin në makinën e tij./Blitz.al/

Komento
Shperndaje