Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Arrestohet deputetja Bujupi, VV: Regjim me përmasa të papranueshme

Arrestohet deputetja Bujupi, VV: Regjim me përmasa të papranueshme
September 01
13:06 2016

Lëvizja Vetëvendosja ka konfirmuar arrestimin e deputetes Donika Kadaj-Bujupi. Në reagimin e plotë të saj, VV akuzon partitë në pushtet se përmes policisë po inskenon, bastis dhe arreston gazetarët. Më tej, kjo parti u bën thirrje qytetarëve që të mblidhen për protestë.

Reagimi i plotë i VV-së:

“Sapo kemi marrë lajmin se pushteti ka urdhëruar arrestimin e deputetes së Lëvizjes Vetëvendosja, znj. Donika Kadaj-Bujupi. Pas bastistjeve, inskenimeve, shpifjeve, arrestimit të gazetarëve e mbushjes së rrugëve e shesheve me policë, tash akteve represive të pushtetit u shtohet edhe arrestimi i deputetëve në vendin ku ata janë ushtrues të vullnetit të popullit, pra në Kuvend. U bëjmë thirrje qytetarëve të mblidhen në protestë, sepse ky regjim po merr përmasa të papranueshme në brutalitetin e vet autoritar”. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje