Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Arrestohet çifti turk me pasaportë false në Rinas, gruaja e dënuar për plagosje

Arrestohet çifti turk me pasaportë false në Rinas, gruaja e dënuar për plagosje
April 16
21:51 2016

Dy shtetas turq janë vënë në prangat e policisë kufitare, pasi janë arrestuar në flagrancë me pasaportë false. Është kryer arrestimi i Recep Cahit Dogan, 65 vjeç, lindur dhe banues në Stamboll, Turqi dhe shtetases turke Ozden Gur, 33 vjeçe, lindur dhe banuese në Turqi.

Ata u arrestuan pasi kanë mbërritur në aeroportin e Rinasit me linjën e fluturimit Turqi-Tiranë dhe më pas janë paraqitur për regjistrim, proces gjatë të cilit shtetësja turke ka paraqitur për dokument udhëtimi një pasaportë turke e lëshuar në emër të Y. Y., 33 vjeçe. Dokumenti i është dërguar për ekzaminim laboratorit të Rinasit, ku ka rezultuar me faqen e gjeneraliteteve të falsifikuara.

Pas arrestimit, ata kanë dëshmuar përpara autoriteteve të sigurisë, ku shtetësja turke Ozden Gur ka deklaruar se me të arrestuarin tjetër ka lidhje miqësore. Ajo ka dëshmuar se kishte dijeni për pasaportën e falsifikuar,  me të cilën është pajisur në Stamboll nga një shtetase S. që e ka njohur gjatë kohës kur ka vuajtur dënimin në 2010-n për vjedhje dhe plagosje. Ajo ka bërë të ditur se dokumentin e kishte blerë për 3000 dollarë amerikanë.

Nga ana tjetër, i arrestuari Recep Cahit Dogan ka dëshmuar se kur policia e bllokoi në Rinas, u deklaroi atyre se Ozden Gur ishte asistentja e tij. Gjithashtu, ai bëri të ditur se e ka ndihmuar atë të udhëtonte drejt Shqipërisë, duke marrë përsipër kostot e udhëtimit dhe strehimit të të dyve, shkruan “Panorama”.

Komento
Etiketimet
Shperndaje