Blitz

 Breaking News

Arrestohet botuesi dhe analisti Henri Çili

Arrestohet botuesi dhe analisti Henri Çili
February 28
11:03 2020

Arrestohet pedagogu, botuesi dhe analisti Henri Çili. Mësohet se Çili është arrestuar orët e para të mëngjesit të sotëm për llogari të policisë së Gjirokastrës me disa akuza.

Burimet thanë për gazetaren e “BalkanWeb”  se bashkë me Çilin janë ndaluar 40 persona gjithsej të ndaluar në vend, 13 prej tyre nga Përmeti, mes tyre dhe një avokat, të cilët dyshohet se janë transferuar nën forca të shumta policore drejt Gjirokastrës.

Shkak për arrestimin e tyre është bërë fakti se ata kanë ndikuar tek gjyqtarët për të liruar nga burgu bandën e Lazaratit.

Burimet kanë treguar se Çili ka korruptuar një gjyqtar, emri i të cilit nuk është bërë ende i ditur.

Shtatë të arrestuarit akuzohen për korrupsion pasiv dhe aktiv në fushën e drejtësisë.

Gjithashtu, gjatë natës forca policie kanë rrethuar Universitetin Europian të Tiranës duke zhvilluar kontrolle.

Share