Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Arrestohet balerina, i vodhi iPhone-in 46-vjeçarit

Arrestohet balerina, i vodhi iPhone-in 46-vjeçarit
August 31
09:44 2016

Policia e Tiranës ka vënë në pranga shtetasen 18-vjeçare Kristjana Ibro, e njohur ndryshe si “Kristjana Sexobeat”, që u bë e njohur pas publikimit të bisedave me reperin Noizy dhe fotove nudo të publikuara në profilin e saj.

Ajo u arrestua pasi vodhi një iPhone 6S të një shtetasi brenda në banesën e tij në rrugën “Qemal Stafa” në kryeqytet. Dyshohet se ajo ka pasur një lidhje intime me 46-vjeçarin, të cilit, pasi ka kaluar natën, i ka vjedhur në mëngjes telefonin.

Njoftimi i Policisë Tiranë

Nga ana e specialistëve të Komisariatit Nr. 1  është bërë i mundur arrestimi në flagrancë e shtetases: K. Ibro, 18 vjeçe, lindur në Korçë dhe banuese në Tiranë, e dënuar më parë për veprën penale “Drejtim mjeti pa leje drejtimi”.

Arrestimi i saj  është bërë pasi  shtetasi L.S., 46 vjeç, ka kallëzuar se më datë 18.08.2016, në orët e para të mëngjesit, në banesën e tij, kjo shtetase i ka vjedhur telefonin e markës iPhone 6S. Pas veprimeve të para hetimore u sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, telefoni i markës iPhone 6S.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Tiranë për hetime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhje”, parashikuar nga Neni 134 i Kodit Penal. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje