Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Arrestohet Artan Hoxha menjëherë pas përfundimit të emisionit Opinion

Arrestohet Artan Hoxha menjëherë pas përfundimit të emisionit Opinion
September 15
23:51 2016

Një nga të ftuarit e panelit të emisionit Opnion mbrëmjen e sotme ishte edhe Artan Hoxha, i cili foli për ekzekutimin e informatorit të tij në Koshnicë të Devollit dhe për avionin e rrëzuar në Durrës.

Ai deklaroi se kishte informacione se piloti italian kishte pranuar se po transportonte rreth 200 kg kanabis drejt vendit tonë.

Menjëherë pas përfundimit të emisionit, gazetari investigativ është shoqëruar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, pasi akuzohet për nxjerrje të sekreteve shtetërore.

Në disa video të postuara nga Opinion.al mund të shihet Hoxha gjatë rrugës për në Prokurori dhe shprehet se nuk është në dijeni se pse po shoqërohet. /Blitz.al/

Shperndaje