Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Arrestohet Anjeza Shabani, dhunoi të miturin në kopsht

Arrestohet Anjeza Shabani, dhunoi  të miturin në kopsht
June 20
23:42 2016

Administratorja e kopshtit “Diren”, në Sauk është arrestuar menjëherë nga policia e Tiranës pas publikimit të një videoje në emisionin “Stop” në Tv Klan ku dhunonte një të mitur. Mësohet se Anjeza Shabani ka qenë gazetare në televizionin “Ora News”, madje drejtonte dhe emisionin investigativ “Alarm”në ndihmë të njerëzve për të denoncuar padrejtësi të ndryshme.

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet dhe ka nxjerrë urdhër ndalimi për autoren kryesore të dhunës, Anjeza Shabani dhe për 4 persona të tjerë punonjës të kopshtit që kanë qenë të pranishëm në videon e cila është marrë si provë nga ana e prokurorisë. Ato janë shoqëruar në Komisariatin NR. 1 dhe janë marrë në pyetje nga Antikrimi Ekonomik.

Komento
Shperndaje