Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Arrestohet 25-vjeçarja nga Durrësi që shpërndau panik pas tërmetit përmes rrjeteve sociale

Arrestohet 25-vjeçarja nga Durrësi që shpërndau panik pas tërmetit përmes rrjeteve sociale
November 29
14:29 2019

Një 25-vjeçare është vënë në prangat e policisë për shkak se me anë të njoftimeve të rreme në rrjetet sociale ka përhapur panik tek qytetarët. E arrestuara është Xhuljana Aliaj, 25 vjeçe, lindur dhe banuese në Durrës, e cila akuzohet për kryerjen e veprës penale “Përhapja e informatave të rreme që ngjallin panik”.

Gjatë monitorimit të rrjeteve sociale nga struktura të Drejtorisë së Antiterrorit është konstatuar se shtetasja Xhuljana Aliaj, ka postuar nga profili i saj në rrjetin social “Facebook”,shkrime me përmbajtje të rreme dhe jo të vërteta, duke kryer kështu përhapje të panikut nëpërmjet efekteve të këtyre lajmeve.

“Ju lutem ikni nga Porto-Romanoja. Eshte kris hidrovori dhe mund te shperthejne depozitat e gazit nqs bir prape termet. Ikni!”,- shkruante ajo. 

Drejtoria e Antiterrorit në bashkëpunim me strukturat e tjera kanë evidentuar të tjerë persona që shpërndanë lajme ttë rreme lidhur me tërmetin  të cilët po ndiqen penalisht.

Policia i bën thirrje qytetarëve të mos bien pre e lajmeve false apo thashethemeve që kanë për qëllim  hapjen e panikut. Nëse ndesheni me diçka të tillë, njoftoni autoritetet në numrin 112.

Share