Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Arrestohet 23-vjeçarja, u vuri zjarrin 4 makinave

Arrestohet 23-vjeçarja, u vuri zjarrin 4 makinave
April 02
07:54 2016

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në rrugën “Kokonozi” është kapur prej kamerave te sigurisë dhe është identifikuar një vajzë e moshës 23-vjeçare, e cila u ka vënë zjarrin 4 mjeteve. Automjeti tip “Audi” dhe mjeti “rulotë” janë shkatërruar plotësisht nga zjarri, ndërsa mjeti i tipit “Volswagen” dhe një kamionçinë kanë pësuar dëmtime.

Nga burime paraprake bëhet me dije se shkak për këtë vepër është bërë një konflikt mes shtetases dhe djalit të një pronari makinash, të cilët kishin një histori dashurie mes tyre.

Policia ka arritur në vendngjarje së bashku me një grup hetimor dhe po punohet për zbardhjen totale të ngjarjes. Vajza është vënë në pranga dhe i janë sekuestruar veshjet që përdori në momentin e kryerjes së veprës. Materialet i kanë kaluar tanimë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës.

Etiketimet
Shperndaje