Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Arrestohen tre persona në Tiranë, piratonin kanale televizive

Arrestohen tre persona në Tiranë, piratonin kanale televizive
January 18
10:41 2018

Tre persona janë arrestuar nga policia e Tiranës pasi akuzohen për mashtrime kompjuterike dhe fshehje të të ardhurave.

Sipas Syri.net në kuadër të operacionit të koduar “Dream box” u arrestuan Kristo Taka, 45 vjeç, lindur në Borsh Sarandë dhe banues në Tiranë, Valer Pinderi, 31 vjeç, lindur në Korçë dhe banues në Tiranë dhe Benard Xhuti, 45 vjeç, lindur në Mamurras dhe banues në Tiranë.

Policia ne njoftimin e saj sqaron sqaron se “arrestimi i tyre u bë për veprën penale “Mashtrimi Kompjuterik”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Shkelja e të drejtave të pronësisë industruiale”

Me cilësinë e provës materiale u sekuestruan;

  •          57 aparate Dream box dhe  Smart box.
  •          Një automjet tip Volksëagen Pasat AA 294 CG
  •          180.000 lekë të vjetra dhe 3 USB.

Materialet proceduriale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme./Blitz.al/

 

 

Komento
Shperndaje