Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Arrestohen grabitësit e bankës në zonën e ish-Bllokut

Arrestohen grabitësit e bankës në zonën e ish-Bllokut
August 31
19:46 2016

Janë kapur 3 persona që dyshohet të jenë autorët e grabitjes së bankës në zonën e ish-Bllokut.

Sipas Policisë së Tiranës, grabitësit e bankës janë vënë në pranga dhe është gjetur një pjesë e parave të vjedhura. Në total janë vjedhur 200 milionë lekë. Në një deklaratë për shtyp, drejtori i Policisë së Tiranës ka thënë se 3 autorët janë arrestuar nëpërmjet operacionit “Depërtimi”.

Autorët e kësaj ngjarjeje janë Roland Lipi 37 vjeç, Alan Babameto 23 vjeç dhe Robert Kulla 35 vjeç, të cilët akuzohen për  “Vjedhje bankash dhe arkash kursimi” në bashkëpunim. Të 3 autorët janë banues në Tiranë, Lipi dhe Kulla janë persona me preçedent penal. Materialet e gjetura gjatë kontrollit në banesat e tyre do t’i kalojnë Prokurorisë Rrethit Gjyqësor, Tiranë.

Policia do të vazhdojë hetimet për kapjen e bashkëpunëtorëve të tjerë./Blitz.al/

Komento
Shperndaje