Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Arrestohen 3 sirianë në Gjermani, po përgatisnin akte terroriste

Arrestohen 3 sirianë në Gjermani, po përgatisnin akte terroriste
September 13
16:29 2016

Policia gjermane ka vënë në pranga tre shtetas sirianë nën dyshimin se janë dërguar nga Shteti Islamik për të kryer sulme në Europë. Të ndaluarit të moshave mes 17-26 vjeç u arrestuan në flagrancë pas një sërë bastisjesh të kryera në landin Schleswig-Holstein dhe saksonin e poshtëm.

Në një deklaratë pas arrestimit të tyre, ministri i Brendshëm, Thomas de Maiziere, deklaroi përpara gazetarëve se tre të ndaluarit mund të kenë pasur lidhje me terroristët që kryen sulme nëntorin e kaluar në Paris.

Të ndaluarit, të identifikuar si Mahir al-H, 17 vjeç, Ibrahim M, 18 vjeç, and Mohamed A, 26 vjeç, dyshohet të kenë mbërritur në Gjermani përmes Turqisë dhe Greqisë. Nga hetimet e deritanishme bëhet e ditur se të ndaluarit ishin vullnetarë dhe 17-vjeçari ishte trajnuar në Raqqa për përdorimin e armëve dhe eksplozivit.

Ata u vunë në pranga pas bastisjeve që 200 policë kryenë në gjashtë vende, përfshirë edhe tri strehimore të refugjatëve. /Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje