Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Arrestimi i të vëllait, reagon Alibeaj: Shantazh që opozita të mbyllë gojën

Arrestimi i të vëllait, reagon Alibeaj: Shantazh që opozita të mbyllë gojën
April 09
13:20 2016

Ish-ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj, ka reaguar pas lajmit të arrestimit të vëllait të tij në Gjermani. Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, demokrati Alibeaj akuzon ministrin Tahiri për këtë lajm që s’është gjë tjetër, sipas tij, veçse shantazh që opozita të mbyllë gojën.

Ja reagimi i plotë i Enkelejd Alibeaj:

“Sot banda në Policinë e Shtetit, e drejtuar nga kryebanditi Saimir Tahiri, ka shpërndarë një lajm të gënjeshtërt për gjoja arrestimin e vëllait tim. Lajmi i dalë nga zyra e Saimir Tahirit tregon se sa të dëshpëruar janë, se çfarë morali kanë e çfarë janë në gjendje të bëjnë vetëm e vetëm për të baltosur kundërshtarin.

Qëllimi është i qartë. Shantazh për t’i mbyllur gojën opozitës e për t’i zhytur të gjithë në llumin e krimit dhe korrupsionit të Edi Ramës e bandës së tij.

Njeriu i faktuar nga shërbimet sekrete të vendeve partnere si i lidhur me krimin, njeriu që vë në dispozicion të trafikantëve makinën e tij, partneri i krimit, shpifësi, ordineri do të përgjigjet për këtë sajesë ordinere.

Keqardhje për mediat e keqpërdorura të cilat sot i detyrohen një ndjesë publike vëllait dhe familjes time.

Sa për mua, as nuk trembem, as nuk shantazhohem. Përballë do më ketë ditë për ditë, bashkë me opozitën, Saimir Tahiri dhe banda që drejton”.

 

Komento
Etiketimet
Shperndaje