Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Arrestimi i Frrokut në Holandë, Tahiri: Policia ka bërë detyrën

Arrestimi i Frrokut në Holandë, Tahiri: Policia ka bërë detyrën
May 05
12:02 2016

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka reaguar lidhur me arrestimin të disa ditëve më parë të Arben Frrokut në Holandë. Ai tha se sipas hetimeve të kryera nga ekspertët ndërkombëtarë për këtë rast, policia e ka bërë punën e saj.

“Që në fillim kam urdhëruar nisje e një hetimi për të parë të gjitha procedurat që u ndoqën. Nga hetimet rezultoi se Policia e Shtetit ka bërë detyrën”, deklaroi ministri Tahiri nga Akademia e Sigurisë, ku ishte i pranishëm për ceremoninë e 5 Majit.

Ai sqaroi se kishte urdhëruar nisjen e hetimit lidhur me mosidentifikimi që në fillim të Arben Frrokut nga shenjat e gishtave. Një ditë më parë, Ministria e Drejtësisë ka nisur zyrtarisht kërkesën për ekstradimin e Arben Frrokut, i dënuar me burgim të përjetshëm për  vrasjen e kryekomisiarit Dritan Lamaj në 2013-n.

Etiketimet
Shperndaje