Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Arrestimi i dy gazetarëve në Kosovë, Moska kërkon lirimin e tyre

Arrestimi i dy gazetarëve në Kosovë, Moska kërkon lirimin e tyre
September 16
19:30 2016

Policia e Kosovës ka ndaluar ditën e djeshme dy shtetas të huaj, të shtetësive ruse dhe ukrainase, të cilët akuzohen se u futën ilegalisht në territorin e Kosovës. Dy të ndaluarit janë paraqitur si gazetarë, ndërkohë që policia e Kosovës është shprehur se po kryen verifikimin e tyre.

Pas arrestimit të tyre, nuk ka vonuar reagimi i Moskës zyrtare, e cila kërkon lirimin sa më shpejt të gazetares ruse  Oksana Sazonov dhe kolegut të saj ukrainas, Sergei Belous.

“Rusia është e shqetësuar në lidhje me paraburgimin e raportuar të gazetares ruse Oksana Sazonova dhe kolegut të saj, qytetarit të Ukrainës Sergei Belous, në Kosovë. Sipas të dhënave paraprake të disponueshme, policia e Kosovës i akuzon ata për kalim ilegal në vijën administrative ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, – shkruhet në komunikatën e Ministrisë së Jashtme ruse.

Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë bën me dije se Ambasada e Rusisë në Serbi dhe zyra e saj në Prishtinë po punojnë për lirimin e shpejtë të gazetarëve. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje