Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Arrest shtëpie” për Elvis Rroshin, avokati: Do apelojmë vendimin

“Arrest shtëpie” për Elvis Rroshin, avokati: Do apelojmë vendimin
June 16
12:53 2016

Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë “arrest shtëpie” për kryebashkiakun e Kavajës, Elvis Rroshin, i cili u arrestua pak ditë më parë për mosdeklarim të dhënash në formularin e dekriminalizimit.

Pas vendimit të gjykatës, avokati mbrojtës Theodori Sollaku bëri të ditur se klienti i tij nuk ka qenë dakord me këtë masë dhe ky vendim do apelohet. Në vendimin e gjyqtarit Dritan Caka, i cili caktoi masën e sigurisë “arrest me burg”, thuhet se kreu i bashkisë ka falsifikuar formularin e dekriminalizimit, pasi nuk ka deklaruar 5 emrat e ndryshëm që ka përdorur dhe as arrestimet, dëbimet apo dënimet e marra.

Referuar provave të sjella nga EUROPOL, kryebashkiaku njihet me 5 emra, si Elvis Rroshi, Ervin dhe Enver Rroshi, Bashkim Hallulli dhe me emrin Enver Proshi që i ka përdorur në vende të ndryshme të Europës.

Etiketimet
Shperndaje