Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Arrest me burg për nënën e të abuzuarës, flet në gjykatë: Nuk di çfarë ka ndodhur mes vajzës sime dhe njerkut

Arrest me burg për nënën e të abuzuarës, flet në gjykatë: Nuk di çfarë ka ndodhur mes vajzës sime dhe njerkut
September 13
13:01 2016

Gjykata e Fierit ka dhënë masën e arrestit me burg për nënën që ka lejuar abuzimin e së bijës nga njerku i saj.

Selvi Yzeiraj ka mohuar të ketë pasur djeni për ngjarjen dhe  ka ndryshuar përsëri dëshminë në të cilën ka thënë:

“Kam 5 ditë brenda, nuk e di çfarë flitet. Jam e tronditur. Nuk e di pse flitet për këto gjëra. S’kam dijeni për asgjë. Nuk di çfarë ka ndodhur mes vajzës sime dhe njerkut”.

Vajza vazhdon të akuzojë njerkun dhe nënën e saj. Ajo është marrë përsëri në pyetje në prani të psikologes dhe ka thënë  të njëjtat gjëra që ka dhënë në dëshminë e parë. Vajza 12-vjeçare akuzon njerkun e saj për abuzim dhe që nëna e saj e shihte. Sipas hetuesve, ajo fliste me shumë mllef ndaj tyre.

 

 

Komento
Shperndaje