Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Arrest me burg për autorin e masakrës në Palasë

Arrest me burg për autorin e masakrës në Palasë
August 19
14:42 2016

Në Gjykatën e Vlorës jepet masa arrest me burg për Jorgo Zanin, autorin e masakrës në Palasë.

Në seancën me dyer të mbyllura, Zani nuk ka dhënë asnjë deklaratë në lidhje me ngjarjen dhe ka pranuar krimin. Madje përfaqësuesi i prokurorisë ka thënë se gjatë kohës së marrjes në pyetje ai ka qenë duke qeshur.

Prokuroria e Vlorës ka urdhëruar të kryhet ekspertiza psikike e autorit për të përcaktuar përgjegjshmërinë ose jo për veprimin e kryer. Derisa të dalë ekspertiza psikike autori do të mbahet në ambientet e paraburgimit të Vlorës, por në një vend të veçantë nga të ndaluarit e tjerë./Blitz.al/

Komento
Shperndaje