Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Arrest me burg për 45-vjeçarin që përgatiste mina

Arrest me burg për 45-vjeçarin që përgatiste mina
April 16
12:22 2016

Gjykata e Shkodrës ka lënë në arrest me burg shtetasin Nadir Shiroku, 45 vjeç, i akuzuar si individ që përgatiste mina me telekomandë, të sekuestruara nga policia e qarkut gjatë operacionit të koduar “Porosia”. 45-vjeçari akuzohet për veprat penale “Prodhim dhe armëmbajtje pa leje” dhe “Trafik të armëve dhe municioneve”.

Ai rezulton të ketë qenë i dënuar edhe më parë, në vitin 1996, me 18 vite heqje lirie nën akuzën “Vjedhje me armë dhe armëmbajtje pa leje”, ndërkohë që në vitin 2013 ka qenë i dënuar me 8 muaj burg për përkrahje ndaj autorit të krimit.

Gjatë operacionit “Porosia” u sekuestruan në cilësinë e provës materiale mjetet: dylbi snajperi, telekomanda, karta telefoni, aparat fotografik, bateri, ampermatës, USB, disa lloje kaçavidash, mandate arkëtimi në emrin e të akuzuarit si dhe tela e llambushka të vogla.

Komento
Shperndaje