Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Arrest me burg, Arnold Kola shkaktar për vdekjen e policit

Arrest me burg, Arnold Kola shkaktar për vdekjen e policit
September 28
15:30 2016

Nga Anduena Llabani

Unë nuk mbaj mend asgjë se çfarë ka ndodhur”,- me këto fjalë, 22-vjeçari Arnold Kola ka dashur të ngrejë një alibi për t`i shpëtuar burgimit.

Në një seancë me dyer të mbyllura, Gjykata e Tiranës ka vlerësuar si të ligjshëm arrestimin e 22-vjeçarit i akuzuar për aksident me pasojë vdekjen e një punonjësi policie si dhe plagosjen e dy kolegëve të tij mbrëmjen e së dielës.

Gjykata vendosi të lërë në arrest me burg Arnold Kolën për akuzën e shkeljes së rregullave të qarkullimit me pasojë vdekjen e Ervin Hoxhiajt dhe plagosjen e Ismail Hoxhës e Besim Vojit. Pas aksidentit tragjik u provua se 22-vjeçari ishte nën efektin e alkoolit. Ai rezulton i skeduar edhe më parë nga policia si shkelës i rregullave te qarkullimit rrugor.

Pas seancës me dyer të mbyllura, avokati i tij deklaroi se klienti ndihet i penduar dhe kërkoi falje për atë që ndodhi.

Arnold Kola sapo kishte përfunduar dënimin me 18 muaj me kusht për drejtim të mjetit në gjendje të dehur. Aparati “drager” tregoi se i riu kishte konsumuar një shumë alkool (0,57%), në një kohë që shpejtësia llogaritet të ketë qenë 180 km/h./Blitz.al/

Komento
Shperndaje