Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Armeni-Azerbajxhan, ushtritë hapin zjarr. Një luftë e re në sfond?

Armeni-Azerbajxhan, ushtritë hapin zjarr. Një luftë e re në sfond?
April 02
15:57 2016

Rajoni i Nagorni-Karabah-ut në Azerbajxhan është përfshirë nga luftime të ashpra. Ushtria armene ka akuzuar forcat e Azerbajxhanit për nisjen e ofensivës me tanke, helikopterë luftarakë dhe artileri të rëndë.

Nga ana tjetër, ka reaguar edhe ushtria e Azerbajxhanit, e cila ka deklaruar se forcat e vijës së parë të saj ishin “sulmuar nga zjarri intensiv” gjatë natës, duke detyruar ushtrinë të ndërmerrte masa urgjente.

Rajoni i Nagorno-Karabah-ut shtrihet në Azerbajxhan, por është nën kontrollin e armenëve etnikë. Konflikti ka nisur gjatë viteve të shkatërrimit të ish-Bashkimit Sovjetik, ndërsa përpjekjet për një zgjidhje të përhershme kanë dështuar.

BBC raporton se Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka bërë thirrje për dhënien fund të luftimeve.

Komento
Etiketimet
Shperndaje