Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Armëmbajtje pa leje, pranga dy të rinjve në Tiranë

Armëmbajtje pa leje, pranga dy të rinjve në Tiranë
September 16
21:16 2016

Nga Anduena Llabani

Në datë 16.09.2016 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve R.M., 17 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, M. Xh., 17 vjeç, lindur dhe banues Tiranë.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi sot, në datë 16.09.2016, rreth orës 12.30, në ambientet e brendshme të një lokali në rrugën “Xhorxh W. Bush”, shtetasit R.M. dhe M. Xh. kanë qenë të ulur në katin e tretë, në një tavolinë të këtij lokali dhe për një moment shtetasi R.M. ka hapur çantën e tij personale, brenda së cilës kishte një pistoletë të llojit “TT”, të cilën e mbante pa lejen e organeve kompetente dhe nga pakujdesia, si pasojë e një shkrepjeje tē pavullnetshme, është vetëplagosur në këmbën e majtë, pa rrezik për jetën.

Ndërkohë, shoku i tij, me të cilin ishte në tavolinë shtetasi M. Xh., ka marrë armën dhe është larguar. Nga ana e shërbimeve të policisë është bërë e mundur kapja e shtetasit M. Xh., si dhe sekuestrimi, në cilësinë e provës materiale, i pistoletës tip “TT”.

Materialet i kalojnë për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Prodhim dhe mbajtje të armëve luftarake dhe municionit”, parashikuar nga Neni 278 i Kodit Penal për shtetasin R.M. dhe për veprat penale “Moskallëzim krimi” dhe “ Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, parashikuar nga Nenet 300 dhe 301 të Kodit Penal për shtetasin M. XH. /Blitz.al/

Shperndaje