Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Armë, kokainë dhe heroinë nga Holanda, shkatërrohet banda e rrezikshme shqiptare në Milano

Armë, kokainë dhe heroinë nga Holanda, shkatërrohet banda e rrezikshme shqiptare në Milano
September 20
12:25 2019

Policia italiane ka arrestuar 7 shqiptarë dhe një italian mëngjesin e sotëm, me akuzat e importimit dhe shpërndarjes së sasive të mëdha të kokainës dhe heroinës nga Holanda, të shitjes së marijuanës, si dhe mbatjes së armëve automatike dhe gjysëm automatike.

Krimet e këtij grupi janë kryer në Como, Monza, Brianza, Milano, Verese e Rimini nga dhjetori i 2017-ës deri në shkurt të 2018-ës.

Ky operacion është kryer në vazhdën e hetimeve, të nisura në dhjetor të 2018-ës, që çoi në arrestimin e 23 personave, 22 burrave shqiptarë dhe 1 gruaje rumune, të cilët shfrytëzonin për prostitucion disa vajza polake, shqiptare dhe rumune. Hetimet janë ende në vazhdim. /Blitz.al/

Burimi: Syri.net

Share