Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Armë dhe fishekë në automjet, pranga katër të rinjve në Fier

Armë dhe fishekë në automjet, pranga katër të rinjve në Fier
April 10
07:58 2016

Katër të rinj, të cilëve iu gjetën fishekë dhe armë pa leje në automjet, janë vënë në prangat e Policisë së Fierit. Shtetasit e arrestuar janë: Aleks Pashaj, 23 vjeç, Enea Kolaj 26 vjeç, Marineo Qypi, 18 vjeç dhe E.D. 17 vjeç.

Arrestimi i tyre u krye pasi gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Benz” me targa AA588GA në posedim të të arrestuarit Aleks Pashaj, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një silenciator “Z Stava”, një pistoletë “Berreta Gordone”, një pistoletë “Bruni” model 92 dhe dy krehëra pistolete.

Etiketimet
Shperndaje