Armando Sadiku, “Qytetar Nderi” i Elbasanit

Këshilli Bashkiak ka miratuar propozimin e parashtruar nga vetë kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini, për ta shpallur futbollistin e Kombëtares Shqiptare, Armando Sadiku, “Qytetar Nderi” të Elbasanit.
Lojtari nga Elbasani shënoi golin e parë në Europian në përballjen e pak ditëve më parë me Rumaninë. Kreu i Bashkisë ka cituar se Sadiku e meriton këtë titull për kontributin që ka dhënë në fushën e sportit dhe si një përfaqësues i denjë i qytetarisë elbasanase.
“Me kontributin e tij Armando Sadiku na ka nderuar të gjithëve, ndaj edhe për këtë qëllim jam i bindur se propozimin tim do ta miratojmë bashkërisht”, tha Sejdini në mbledhjen paraprake.
Unanimisht, këshilltarët e kanë miratuar propozimin që Armando Sadiku të shpallet “Qytetar Nderi” i Elbasanit.
Burimi: Balkanweb