Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Arma që Strazimiri dorëzoi në polici, jo e njëjtë me atë te liqeni

Arma që Strazimiri dorëzoi në polici, jo e njëjtë me atë te liqeni
April 01
15:23 2016

Deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, nuk ka dorëzuar në polici të njëjtën armë që mbante me vete edhe gjatë protestës ku u shënuan përplasje mes protestuesve dhe efektivëve. Thuhet se arma që është parë në brezin e deputetit është një armë që atij ia kanë dhuruar.

Policia ka dorëzuar në prokurori deklaratën e një shtetasi të identifikuar si Pëllumb Nili, i cili është shprehur se arma që Strazimiri mbante në protestë është një pistoletë “Hekler und Kosh”e dhuruar prej tij. Ai e kishte shkruar më parë edhe në rrjetin social Facebook se ishte ai që ia kishte dhuruar armën Strazimirit. Shtetasi në fjalë ka deklaruar se u ka dhuruar dhjetë pistoleta disa personave, mes tyre edhe Strazimirit, që e ka pranuar dhuratën.

Komento
Etiketimet
Shperndaje