Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Arma e terroristit të Berlinit, e blerë nga një shqiptar: “E dërgova në Kosovë, nuk e di si i ra në duar”

Arma e terroristit të Berlinit, e blerë nga një shqiptar: “E dërgova në Kosovë, nuk e di si i ra në duar”
June 27
08:35 2017

Pistoleta që i ishte gjetur Anis Amri-s, autorit të sulmit terrorist në Berlin dhjetorin që lamë pas, ku humbën  jetën 11 persona, ka një lidhje me Zvicrën dhe, përmes saj, edhe me Kosovën. Siç shkruan gazeta “SonntagsZeitung”, pistoleta e vogël e markës “Erma EP 552”, që ishte prodhim i një fabrike të Thüringenit, Gjermani, ishte blerë nga një zviceran, kontrabandist armësh, (Roger Zweifel, emër i shifruar). Kjo kishte ndodhur në vitin 1992, shkruan gazeta duke e cituar kontrabandistin në fjalë, të cilin e interviston me emër fiktiv.

Ky person më vonë ishte dënuar në Zvicër pikërisht për tregti armësh, por sigurisht jo për “pistoletën e grave”, siç e quan ai me nënçmim armën e përmendur. “Arma….” sipas përshkrimit, “mund të vrasë njeriun vetëm nga afërsia e drejtpërdrejtë dhe vetëm nëse ai që qëllon është shenjëtar i mirë”.

Në rrëfimin e tij kontrabandisti është shprehur se ia kishte shitur armën një shqiptari të Kosovës, i cili ishte e pjesë e UÇK-së dhe një person i apasionuar pas armëve. Inicialet e shqiptarit i ka deklaruar si J.P., i cili është gjetur nga media dhe ka pranuar blerjen e armës në Zvicër nga personi i përmendur më sipër. J. P.  pas luftës kishte shkruar të jetonte në SHBA. Ai është shprehur i habitur që arma e tij është përdorur në një sulm terrorist pasi atë armë ai ua kishte dërguar të afërmve në Kosovë. Për të është e paqartë se si arma ka rënë në duart e terroristit islamik./Blitz.al/

Shperndaje