Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Argjentina – Trajneri thërret Icardi-n dhe Dybala-n, lë jashtë Higuain

Argjentina – Trajneri thërret Icardi-n dhe Dybala-n, lë jashtë Higuain
August 11
21:30 2017

Për ndeshjet me Uruguajin dhe Venezuelën, trajneri i Argjentinës Jorge Sampaoli ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar.

Ajo që ka rënë në sy është marrja e Icardi-t bashkë me Dybala në sulm, ndërkohë që nuk është grumbulluar sulmuesi i Juventusit, Gonzalo Higuain.

Gjithashtu do të mungojë dhe mesfushori i sapoblerë nga Milan, Lucas Biglia, për shkak të dëmtimit që do ta mbajë jashtë fushave për 1 muaj.

Për disa vite me radhë Icardi nuk është grumbulluar nga Argjentina, ndërsa tashmë me ardhjen e Sampaolit ai ka filluar të thirret nga Kombëtarja.

Ai ishte thirrur më parë edhe në ndeshjet miqësore me Singaporin dhe Brazilin, ndërsa tashmë do të ketë mundësinë të luajë në 2 ndeshjet kualifikuese me Uruguajin dhe Venezuelën. /Blitz.al/

Më poshtë formacioni i plotë i Argjentinës i thirrur për ndeshjet e radhës:

 

Portierë: Romero, Guzman, Rulli.

Mbrojtës: Mascherano, Otamendi, Fazio, Mercado, Pareja.

Mesfushorë: Banega, Biglia, Augusto Fernandez, Paredes, Pizarro, Di Maria, Acuna, Pastore, Lanzini, Salvio.

Sulmues: Messi, Icardi, Dybala, Correa, Aguero.

Shperndaje