Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Arben Ristani fajëson Edi Ramën: Lungomarja e ferrit është kthyer në lungomaren e vdekjes

Arben Ristani fajëson Edi Ramën: Lungomarja e ferrit është kthyer në lungomaren e vdekjes
November 27
16:06 2016

Partia Demokratike bën përgjegjës kryeministrin Edi Rama për aksidentin e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Vlorë, ku humbi jetën 17-vjeçari Kristi Panajoti.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani, ka thënë:

“Lungomarja e ferrit për vlonjatët gjatë sezonit turistik është kthyer në lungomaren e vdekjes. Një i ri humbi jetën dje aty për shkak të një grope në lungomare dhe në vend që qeveria e Edi Ramës të mbante përgjegjësi për mungesën e sinjalistikës  për punimet që vazhdojnë pa fund e janë kthyer në makth për qytetarët, për gropat që lë pas kudo, rend t’ua kalojë, siç bën gjithmonë, përgjegjësinë të tjerëve, fajin te viktimat.

Ndërsa vrasjet, vdekjet nga aksidentet, varfëria, mjerimi e papunësia shtohen, Edi Rama vazhdon të shijojë qejfet e tij nga Nju Jorku në Paris, nga Milano në Mynih”./Blitz.al/

Komento
Shperndaje