Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Arben Meçe: Mos ndërhyni në rikonstruktimin e ndërtesave

Arben Meçe: Mos ndërhyni në rikonstruktimin e ndërtesave
November 29
14:30 2019

Inxhinieri i ftuar në Ora News, i bën apel qytetarëve të prekur nga tërmeti që tronditi vendin që të mos ndërhyjnë në rikonstruktimin e banesave me vullnetin e tyre por të presin për tu bërë verifikimet profesionale nga ana e institucioneve përkatëse.
Sipas tij, e vetmja gjë që ata mund të bëjnë është evidentimi i dëmeve të banesave të tyre dhe dorëzimi i një dosje nëpërmjet administatorit tek njësia më e afërt.
“Nuk këshilloj në mënyrë absolute asnjë qytetar në këtë moment të ndërhyjë në objekt, qoftë në ndërtim, qoftë dhe në prishje. Sepse askush nuk e di teknikisht se si është situata. Këtë duhet detyrimisht ta verifikojnë grupet e ekspertëve”- shprehet ai ndër të tjera.

Share