Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Arabia Saudite shkatërron raketën që u lëshua drejt Mekës

Arabia Saudite shkatërron raketën që u lëshua drejt Mekës
October 28
12:26 2016

Arabia Saudite ka zbuluar një raketë balistike që thuhet se ishte nisur nga territori që kontrollohet nga lëvizja kryengritëse Houthi në Jemen në drejtim të qytetit të shenjtë mysliman, Mekës.

Referuar raportimeve të mediave saudite, rebelët Houthi nisën një raketë Scud nga provinca Saada në drejtim të Mekës në orën 21:00 (me orën lokale) të së enjtes. Falë sistemit të mbrojtjes ajrore saudite, raketa balistike u shkatërrua 65 kilometra larg Mekës dhe nuk shkaktoi dëme.

Gjenerali Ahmed Asiri, zëdhënës për koalicionin e udhëhequr nga Arabia Saudite, akuzoi Iranin dhe partinë politike Hezbollah se po shfrytëzojnë teknologjinë për të kryer të tilla sulme. Asiri paralajmëroi sulme hakmarrëse ndaj Houthi-s.

Në deklaratën e saj, lëvizja kryengritëse konfirmoi lëshimin e raketës balistike, por u shpreh se shënjestra nuk ishte Meka, por aeroporti në Jeddah. Kjo nuk është hera e parë që rebelët e Houthi akuzohen për lëshim raketash në afërsi të Mekës. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje