Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Arabia Saudite braktis kalendarin islamik, kalon në atë perëndimor. Ja arsyeja

Arabia Saudite braktis kalendarin islamik, kalon në atë perëndimor. Ja arsyeja
October 03
11:59 2016

Arabia Saudite ka vendosur së fundmi të kalojë në kalendarin perëndimor, atë Gregorian, si një formë për të shpëtuar financat publike. Një vendim themelor në vendin që cilësohet si vendlindja e Islamit, që adoptoi kalendarin islamik hënor ditën e krijimit të mbretërisë, në 1932-shin.

Kalendari islamik hënor ka 11 ditë më pak se kalendari perëndimor. Sipas tij, një vit përbëhet nga 12 muaj që zgjasin 354 ose 355 ditë. Për pasojë, nëpunësit civilë të Arabisë Saudite do të humbasin 11 ditë pagë. Vendimi i autoriteteve vendase është pjesë e masave shtrënguese me qëllim frenimin e deficitit buxhetor.

Arabia Saudite, eksportuesi më i madh i naftës në botë, është goditur rëndë nga rënia e çmimit të naftës së papërpunuar, rënie që nisi në 2014-n, duke e detyruar vendin të ndërmerrte reforma masive për të shkurtuar shpenzimet dhe diversifikuar ekonominë. /Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje